Ka provuar te luaje perpos Vllaznine edhe me Tiranen dhe te fitoje po ashtu edhe me shume trofe me te, por duket se titulli kampion me ekipin shkodran 20 vjet me pare, ka mbetur ende ne mendjen e tij.
E kemi fjalen per futbollistin matjan Saimir Patushi. Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, ai e ka vleresuar ate vit si “me te çmendurin e jetes se tij, me te veçantin dhe me spektakolarin.
“Pata” per gazetarin Andi Gjurgjej ka folur edhe per Vllaznine aktuale per te cilen ka thene se tashme qe eshte rikthyer ne krye duhet te beje kujdes me euforine dhe te mos harrojne se jane te vetem ne kete lufte nderkohe qe ekipet e tjera i bejne lehte aleancat. Lexoni me poshte intervisten e Saimir Patushit per “Shkodra Sport”:
– Saimir, si e shihni situaten aktuale ne kampionat ku kane mbetur dhe 11 jave nga fundi i saj ? Na jepni nje opinion rreth kesaj?
Mendoj se eshte kampionati me i rivalizuar per titull ne keto vitet e fundit sepse ne gare jane 5 skuadra si asnjehere tjeter si per titullin kampion por dhe gara per mbijetese eshte e forte.
– Vllaznia rimori serish kryesimin pas fitores se fundit me Kastriotin. Sipas jush skuadra shkodrane eshte gati per te pretenduar deri ne ndeshjen e fundit?m
Besoj se Vllaznia mbas disa javeve zhgenjyese u rikthye te fitorja dhe eshte nje pike kthese dhe besoj ne vazhdimesine e skuadres sepse eshte ne vendin e merituar dhe rikthimi i disa lojtarve dhe pauza e kampionatit une mendoj se ekipi i Vllaznise do rikthehet shume me i forte.
– Ne dy fazat e para Vllaznia udhehoqi kampionatin me 12 pike distance dhe tashme diferenca me rivalet eshte ngushtuar ne vetem 2 pike. Si mendoni, ku ka caluar ky ekip me fillimin e fazes se trete?
Une mendoj se ne dy fazat e para Vllaznia me kujtoi nje tika-taka ne thojza te mrekullueshme, por stafi dhe trajneri duhet te kishin bere rotacion se nuk mund te perdoresh 11 lojtare dhe mos t’i rikuperosh ato sepse ngjeshja e ndeshjeve nuk te lejon se pastaj erdhen demtimet dhe grupi u reduktua sepse Vllaznia e kishte luksin te bente edhe nje barazim edhe nje humbje qe grupi te merrte rikuperim. Ketu besoj qe caloi ne fazen e trete.
– Si ish futbollist i ketij ekipi çfare duhet te permiresoje trajneri Brdariç dhe çfare i keshilloni atij per vazhdimesine?
Une i sugjeroj si ish te vazhdojne me kembe ne toke, te heqin euforine te marrin ndeshjet nje nga nje dhe me kryesorja eshte qe grupi duhet te kete frymemarrje dhe t’u transmetoje atyre djemve vetem pozivitet dhe mos te harrojne stafi dhe presidenti qe jane te vetem ne kete beteje se te tjeret i bejne shpejte aleancat kunder Vllaznise.
– Le te kthehemi paksa ne kohe, ju gjate karrieres tuaj keni provuar te luani me Vllaznine ku keni fituar dhe kampionatin me kete ekip 20 vite me pare. Si e kujtoni ate periudhe?
Ajo qe me dha Vllaznia dhe ai qytet dhe ajo fanalle eshte viti me i cmendur i jetes time. Kurre ne jete nuk e kisha imagjinuar por kur u be realitet isha si femije i lumtur por te ai qytet eshte dicka e vecante qe asnje qytet nuk e ka sepse njerezit dhe tifozeria jetonin me futbollin ose e thene ndyshe ishin pjese e jona ne çdo minute, ne çdo ore dhe çdo dite te javes qe asnje ekip nuk e ka dhe titulli kampion me Vllaznine eshte me i vecanti dhe me spektakolari.
– Pervec aktivizimit tuaj me Vllaznine ne te kaluaren keni patur dhe eksperienca te tjera me ekipet e Superliges. Me Vllaznine do mund te konsiderohet nga ju si eksperienca dhe momenti me i bukur?
Une besoj pavaresisht se mbas Vllaznise kalova te Tirana por e theksova dhe me pare ai vit te Vllaznia ishte cmenduri. Mirenjohje te ndjerit Myftar Cela, mirenjohje atij qyteti, mirenjohje asaj tifozerie te paimagjinushme.
– Ruani akoma kontakte me miqte tuaj ketu ne Shkoder?
Pothuajse me pjesen me te mire te sportisteve dhe me nje pjese shume te madhe te tifozerise kam akoma kontakte fale dhe teknologjise qe tani na e ben me te thjeshte komunikimin.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ