Sivjet qe Vllaznia eshte mire, duket se tifozat shkodrane jane zgjuar dhe jane ne gare se kush e mbeshtet me shume ate. Ne fakt, kjo skuader vitet e fundit ka vuajtur nga mbeshtetja e tifozeve.

Kuptohet qe ka ndikuar edhe gjendja jo e mire e saj ne tabelen e klasifikimit, apo dhe renia ne kategorine e pare. Dhe si rrjedhoje, te gjithe u larguan. Po themi te gjithe sepse ne fakt ka patur edhe prej atyre qe nuk e braktisen per asnje moment skuadren e tyre te zemres.

Dhe njeri prej tyre eshte Edmond Spathari. U ndalem tek ky personazh i njohur pikerisht sepse nga arkiva e “Shkodra Sport” na ra ne dore kjo foto e fotoreporterit Mikel Thepina.

I perket dates 18 maj 2019, pikerisht ne ndeshjen Vllaznia- Erzeni e cila do te kurorezonte ekipin shkodran si kampion te grupit A ne kategorine e pare dhe do te siguronte zyrtarisht ringjitjen ne Superlige.

Ne tribune ate dite, ndonese dorezohej nje kupe, kane qene shume pak tifoze. Dhe ata te vendosur ne tribunen qendrore te stadiumit “Loro Boriçi”, atehere te hapur per tifozet. Ndersa Mondi, i shoqeruar nga nje shok i tij, ishin te vetmit ne tribunen perkarshi, tribune qe kapacitetin e saj e ka rreth 5000 vende!!!

Dhe Mondi eshte aty, i paepur ne vendin e tij te zakonshem. Bashke me fanellat e lojtareve qe i valvit si gjithmone ne hekurat e tribunes, shallat dhe banderolat e tij. Per te nuk kishte asnjehere rendesi nese Vllaznia ishte ne Superlige apo ne kategori te pare. Ai ishte gjithnje prezent ne tribune per ta mbeshtetur skuadren e tij te zemres.

Per njerez te tille ne fakt ka shume nevoje Vllaznia. Sepse kur eshte mire, te gjithe e duan, por ajo duhet mbeshtetur edhe ne dite te veshtira. Dhe shembulli me i mire per kete eshte Mondi!/SHKODRA-SPORT.COM/