U mendua se do te firmoste ne Ligen e Pare, por ne fakt per sulmuesin shkodran Sindrit Guri vjen nje levizje e rendesishme ne merkato. Ai ka udhetuar diten e sotme drejt Turqise dhe diten e neserme do te hedhe firmen ne kontrate me nje prej skuadrave me te mira te ketij vendi.

“Shkodra Sport” meson se behet fjale per Istanbulspor, skuadren ne te cilen luajne edhe tre shqiptare te tjere dhe pikerisht Kristal Abazaj, Eduard Rroca dhe Valon Ethemi. Skuadra e cila eshte ngjitur ne Superlige kete sezon, i ka bere nje nisje jo te mire kampionatit duke i humbur te tre ndeshjet e para te tij.

Ajo qe po vihet re eshte mungesa e golit teksa ne 270 minutat e deritanishme ende nuk e ka gjetur rrugen e rrjetes. Dhe per kete arsye ka synuar te gjeje nje sulmues- goli duke shpresuar qe ta kene gjetur tek Sindrit Guri.

“Shkodra Sport” e lajmeroi diten e sotme per nje levizje te tille dhe tashme thjesht duhen pritur oret ne vijim per te pare zyrtarizimin nga ana e klubit turk i cili ne kete menyre behet “strehe” per futbollistet shqiptare.

Guri e ka mirepritur kete levizje dhe tashme shpreson qe te beje paraqitjet e duhura me Istanbulsport per te shperblyer edhe besimin qe drejtuesit e tij po tregojne duke insistuar per te firmosur me te.
Marinela MATIJA