Te Vllaznia tashme e kane deklaruar se ne merkaton e janarit, do te kete nderhyrje. Me siguri qe do te largohet ndonje nga futbollistet qe nuk ka bindur aq sa duhet e po ashtu do te synohet edhe gjetja e ndonje lojtari cilesor per forcimin e skuadres.
Ne fakt duket se kuqeblute e kane “prenotuar” blerjen e pare. Gazeta “Shkodra Sport” meson se lojtari i pare i cili pritet te firmose gjate janarit eshte Matias Lloci.
Ky i fundit ka rreth dy muaj qe stervitet me Vllaznine dhe performanca e treguar i ka bindur te gjithe per vlerat qe ai posedon. Behet fjale per nje futbollist te ardhur nga Belgjika. Ai ka lindur atje, por i ati eshte me origjine nga Berati dhe si rrjedhoje i ruan lidhjet me vendin tone.
Lloci luan si mesfushor qendre, si numer 8 dhe gjate kesaj periudhe qe eshte ne stervitje, pat bindur edhe Memellin dhe po ben te njejten gje edhe me trajnerin e ri Osmani dhe si rrjedhoje mendohet qe te mos kete asnje pengese per hedhjen e firmes ne kontrate.
Po kush eshte Matias Lloci? Ka lindur me 22 prill 2000 dhe eshte rritur tek Akademia e Gent, me te cilen ka luajtur deri me grupmoshen U21. Me pas ka kaluar tek Westerlo, eshte huazuar per nje sezon ne Qipro tek Omonia Aradippou ndersa ne sezonin e kaluar ka luajtur ne ligen e dyte belge me ekipin Virton.
Gjate veres nderkohe ka qene shume prane firmes me nje ekip te Superliges turke, por çdo gje eshte prishur ne momentet e fundit te mbylljes se merkatos nga ndryshimi i trajnereve dhe kjo ka bere qe Lloci te mbetet pa ekip. Si rrjedhoje, menaxheret e tij ia kane sugjeruar drejtuesve te Vllaznise per ta marre ne stervitje dhe per ta pare me idene e arritjes se nje marreveshje ne janar nese binden per aftesite e tij.
Dhe ne fakt gjerat duken ne rrugen e duhur. Kujtojme qe Matias Lloci ka luajtur edhe me ekipet kombetare te moshave te Belgjikes, U17, U18 dhe U19. Me kete te fundit ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shenuar 2 gola. Tashme duket se karriera e tij do te vijoje ne Shqiperi tek Vllaznia, gjithsesi duhet pritur janari per ta zyrtarizuar kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/