Elminimi nga Kupa e Shqipërisë duket se ka lënë pasojë psikologjike te skuadra e Partizanit.
Të kuqtë nuk ia dolën të fitonin me Skënderbeun, në “Elbasan Arena”, duke mos përfituar më shumë nga humbja e Kukësit dhe barazimi i Vllaznisë për vendin e tretë.
Edhe pse janë më një këmbë në Kategorinë e Parë, korçarët zhvilluan një ndeshje të kënaqshme, madje nuk do të kishin vjedhur asgjë nëse do të largoheshin me pikë të plota nga “Elbasan Arena.” Pak raste nga të dyja skuadrat, me Partizanin që u shfaq tepër i lodhur dhe pa forcë goditëse.
Partizani – Skënderbeu 0-0