Elis Legata, një nga drejtuesit e akademisë Atletik Klub ka qenë i ftuar së fundmi në Star Sport. Përveç komenteve për Botërorin, ai u ndal edhe tek zhvillimet e akademisë ku ai bën pjesë. Duke theksuar vështirësitë që ka sezoni, por edhe ambiciet për të arritur gjëra pozitive këtë sezon.

Legata tha: “Të jem i sinqertë ky sezon ka vështirësi të mëdha. Vetë formula e re e kampionatit na detyron të udhëtojmë për të zhvilluar ndeshje. Dhe këtu duhet bërë sakrificë ekonomike nga ana e prindërve të futbollistëve. Realisht që ka pasur probleme, por që duhen përgëzuar prindërit që kanë qëndruar afër ekipit.

Nesër (sot) do udhëtojmë në Elbasan për ndeshjet e ekipeve u-14 dhe u-15. Them se skuadra e 15-vjeçarëve është më e kompletuar dhe ku kemi pretendime këtë sezon. Për ekipin 14-vjeçar po mendojmë për edicionin tjetër pasi janë ende më të vegjël në moshë se pjesa tjetër e kampionatit.

Atletik Klub ? Ne kemi ambicie, nuk kënaqemi me pak dhe vetëm me pjesëmarrje. Duam të vijojmë projektet me rezultate cilësore, nga të gjitha moshat e deri tek futbolli i femrave”
Endri ÇINARI