Situata për Elseid Hysajn ka ndryshuar në ekstrem te Napolit teksa nga largimi i sigurt është kthyer në titullar dhe lojtarin kyç të kësaj skuadre.

E gjitha kjo falë Gatuzos, që me afrimin e tij teksa zëvendësoi Ançelotin po i jepte më shumë besim mbrojtësit shqiptar. Madje në përballjen e sotme ndaj Bolonjës, Hysaj ka qenë me shiritin e kapitenit.

Për të parën herë te Napoli dhe më parë e kishte provuar këtë përgjegjësi te Shqipëria. Fatkeqësisht lojtari kuqezi nuk e ka festuar me fitore gradimin e ri teksa kanë barazuar 1-1 në transfertën ndaj Bolonjës me VAR që i erdhi në ndihmë për t’i mohuar dy gola vendasve.

Nje besim i tille i trajnerit mund te beje qe gjerat rreth mbrojtesit shkodran te ndryshojne dhe ai te firmose kete vere kontraten e re me napolitanet.