...
HomeKRYESOREElvin Beqiri nis punë zyrtarisht si trajner i kombëtares U17

Elvin Beqiri nis punë zyrtarisht si trajner i kombëtares U17

Lajmi qe ka qarkulluar dje ne lidhje me emerimet e reja ne krye te ekipeve kombetare te moshave, eshte zyrtarizuar diten e sotme. Ka qene vete Sekretari i Pergjithshem i FSHF-se Ilir Shulku ai qe ka prezantuar drejtorin e ekipeve kombetare dhe trajneret e rinj.

Ne mes tyre, siç eshte bere e ditur do te jete edhe Elvin Beqiri, shkodrani i mirenjohur i cili tashme do te nise nje detyre te re, ate te trajnerit te kombetares U17. Ne fakt, Beqiri e njeh mjaft mire kete ekip sepse ka qene deri me tani zevendestrajner i tij.

Nje emerim i tille padyshim qe eshte nje vleresim per ish-futbollistin e Vllaznise dhe te kombetares shqiptare Elvin Beqiri i cili pas karrieres se suksesshme si futbollist, tashme do te nise nje te tille edhe si trajner.

Duke folur sot para gazetareve Ilir Shulku eshte shprehur: “Xhemal Mustedanagiç do te jete drejtor i ekipeve kombëtare, konfirmohet Alban Bushi, Nevil Dede merr drejtimin e U19, Elvin Beqiri ekipin U17 dhe Armand Damo ekipin U15. I falënderojme Bogdandin dhe Memushajn”.

Më pas fjalën e mori Xhemal Mustedanagiç, i cili u shpreh: “Falënderoj trajnerët e rinj, Federatën për besimin që më ka dhënë. Jo rastësisht e kam përzgjedhur Shqipërinë, pasi mund të bëjmë gjëra të mëdha për futbollin shqiptar. Qëllimi kryesor është zhvillimi i futbollit shqiptar dhe i trajnerëve, për ta çuar sa më lart. I kam vëne detyrë gjithsecilit se çfarë duhet të bëjnë. Fillimisht të jenë drejtues sa më të mirë, të jenë autoritarë, me dijet e tyre që të dinë t’i shpjegojnë lojtarëve se çfarë kërkojnë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.