Para ndeshjes se sotme Vorksla Kharkiv- Vllaznia, eshte zhvilluar nje ceremoni e thjeshte por shume domethenese. Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur kete moment, per t’i dorezuar futbollistes Megi Doç trofeun e “Kepuces se Arta”.

Behet fjale per titullin e golashenueses me te mire per sezonin 2021-2022 dhe institucioni i futbollit shqiptar ka zgjedhur pikerisht ndeshjen e sotme e cila ishte shume e rendesishme per dorezimin e ketij trofeu.

Ka qene anetarja e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se Anila Basha, ajo qe ia ka dorezuar kete çmim sulmueses se Vllaznise qe ne fakt e fiton per te disatin vit rradhazi sepse jo me kot ajo eshte golashenuesja me e mire ne historine e futbollit shqiptar.

Kujtojme qe gjate kampionatit te kaluar, numri 11 i Vllaznise ka arritur te shenoje plot 66 gola, shume e shkeputur nga rivalet e saj dhe per kete arsye, nuk kishte dyshim qe ajo do ta meritonte kete trofe serish.

Dorezimi i ketij trofeu para ndeshjes se sotme, e ka motivuar edhe me shume Doçin qe beri nje prezantim te shkelqyer duke shenuar golin e vetem per Vllaznine, nderkohe qe pati edhe nje tjeter rast te mire per te dyfishuar por ishte e pafat sepse topi u devijua nga nje mbrojtese ne goditje nga kendi./SHKODRA-SPORT.COM/