Stenio Junior është futbollisti më i ri i Chiangmai FC në Tailandë. Sulmuesi mbylli dje kontratën me të kuqtë e Partizanit dhe zyrtarizimi i tij nuk është vonuar në një tjetër ligë.
Bëhet fjalë për skuadrën e Chiangmai, që luan në nivelin e dytë të futbollit në Tailandë. Me vlerë 1.55 milionë euro në treg si ekip, duket se paga e majme ka bindur brazilianin që të refuzojë ofertat e tjera për të firmosur.
31 vjeçari i sulmit u bashkua me Partizanin në janarin e 2021, ndërsa për një sezon e gjysmë bëri mirë me “Demat”. Në 49 ndeshje në Superligën shqiptare, Junior shënoi 18 gola dhe dhuroi shtatë asistime.
Nderkohe kohet e fundit emri i tij eshte permendur shpesh edhe te Vllaznia si nje opsion per repartin e sulmit, por duket se lojtari ka zgjedhur ekipin e ri pikerisht per shkak te anes financiare.
Stenio Junior do te marre ne Tailande shume here me teper sesa mund te kishte marre tek Vllaznia apo ndonje skuader tjeter e kampionatit shqiptar.