Shpëtim Duro pritet të vazhdojë karrierën si trajner sërish jashtë kampionatit shqiptar. Trajneri kryeqytetas, pasi u largua nga Struga dy javë para se të shpallej kampion skuadra që militon në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ka marrë një ofertë joshëse nga FC Suhareka. Skuadra kosovare sapo është ngjitur në Superligë dhe kërkon të formojë një skuadër pretendente për sezonin e ri.

Duro do të udhëtojë nesër drejt Kosovës për të diskutuar detajet e fundit me drejtuesit e FC Suharekës. Në ditët e fundit është përfolur edhe Tirana si një opsion për Duron, por vetë trajneri e ka hedhur poshtë si pistë në një prononcim për gazetën.

Tek Suhareka, tekniku i njohur do te gjeje edhe nje futbollist shkodran, pikerisht Antonio Markun i cili ka qene nje nga me te rendesishmit per te ne arritjen e objektivit, ngjitjen ne Superlige.

Shpetim Duro ne kete menyre po tregon edhe njehere tjeter se mbetet nder trajneret me te kerkuar ne treg te cilet asnjehere nuk i kane munguar ofertat.