Bekim Balaj ka njoftuar ditën e sotme largimin nga Ahkamt Grozny. Sulmuesi shkodran ka shkëputur marrëveshjen me klubin rus dhe tashmë është në kërkim të një skuadre të re për sezonin e ri. Bekim Balaj mund të jetë një përforcim ideal për skuadrën e Partizanit të paktën për ndeshjet europiane.

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega ka qenë në kërkim të një sulmuesi pykë gjatë merkatos së janarit, por pa arrritur të gjejë të duhurin.

Në rast të një ofertë të duhur, sulmuesi shkodran mund të jetë një përfocim i duhur për formacionin e Gegës kjo edhe për arsyen se klubi i kuq ka nisur të bashkpunojë me menaxherin e njohur Shkumbin Qorrmehmeti.

Ky fundit është edhe menaxheri i Balajt dhe një afrim te Partizanit nuk do të ishte i pamundur në rast se oferta do të ishte e kënaqshme për të dyja palët./newsport/