Eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te ekipit Vllaznia U19. Luan ne pozicionin e mesfushorit te qendres dhe spikat me performancen e tij ne çdo ndeshje dhe madje eshte edhe nje golashenues i mire sepse arrin te shenoje shpeshhere si nga goditjet standarte, ashtu edhe nga pika e bardhe e 11-metersahave por edhe gjate lojes.

17 vjeçari Enes Papaj ka pranuar te flase per “Shkodra Sport” ne nje interviste dhene gazetarit Andi Gjurgjej teksa ka folur per objektivat e ekipit me te cilin ai luan por edhe te tijat personale.

-Vllaznia U19 po kryeson renditjen. Çfare pritshmerish keni per kete sezon?

Pritshmerite tona jane te larta ne kete sezon. Pritshmerite jane te dalim kampion.

-Na flisni pak per pasionin tuaj dhe pse luani futboll?

Ky eshte pasioni im i madh i cili filloi qe ne femijeri duke luajtur ne lagje. Fubolli eshte nje nder sportet me te bukura.

-Cilat jane endrrat tuaja ?

Endrra ime me e madhe eshte qe te luaj ne nivele te larta dhe te perfaqesoj nje dite kombetaren shqiptare.

-Synoni qe ne te ardhmen te luani per nje ekip europian?

Ky eshte synimi im me i madh.

-Faleminderit per intervisten…

Faleminderit juve.
Inervistoi: Andi GJURGJEJ