Vllaznia e Elvis Plorit nuk di të fitojë. As në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, sërish një gjë e tillë nuk ishte e thënë të ndodhte.

Takimi ndaj Partizanit ishte ndeshja e pestë rradhazi në kampionat, ku Vllaznia nuk ka arritur të fitojë. Gjatë kësaj periudhe, kuqeblutë kanë rregjistruar 3 barazime dhe 2 humbje.

Ka humbur pikërisht kundër skuadrave që janë në luftë për mbijetesë, si Egnatia dhe Kastrioti, ndërsa ka barazuar përballë Laçit, Teutës dhe së fundmi Partizanit. Nëse i shtojmë kësaj ecurie edhe dy barazimet në kupë ndaj Partizanit, bëhen 7 ndeshje në “epokën Plori” pa fitore.

Gjithsesi, ajo që është vënë re, sidomos në përballjet e fundit, vetë skuadra ka probleme të shumta. Në gjashtë javët e mbetura, pritet që ekipi të ndryshojë për të mos çuar dëm sezonin.

Mospjesëmarrja në Kupat e Europës do të ishte një dështim për klubin, ashtu siç e ka deklaruar vetë presidenti Alban Xhaferi.

Maringlen ZHIVANI