Titulli kampion i Partizanit ka sjellë edhe vrojtime nga ekipet e huaja për benjaminët e ekipit. Pas largimit të Asir Asanit drejt AIK Stokholm, një tjetër futbollist pritet që të braktisë ekipin. Bëhet fjalë për Erald Çinarin, që është vendosur në radarët e ekipit turk të Menemenspor.

Sipas medias turke (BOLGE GUNDEM), ekipi ku bën pjesë edhe shqiptari tjetër Gentian Selmani ka shfaqur interes konkret për 23 vjeçarin.

Shkodrani i Partizanit është një nga pikat kyçe të ekipit dhe një shitje e mundshme do sillte të ardhura në arkat e “Demat”. Informacionet paraprake flasin për kontakte mes palëve, me ish portierin e Laccit që është bërë inisiatori i këtyre bisedimeve me skuadrën ku ai bën pjesë në Ligën e Parë turke.

Çinari bën pjesë te ekipi i Partizanit qysh prej gushtit 2018, duke treguar potencial në sulmin e të kuqve. Sulmuesi është aktivizuar 16 takime këtë edicion të Kategorisë Superiore, duke gjetur rrjetën tre herë./newsport/