Erald Çinari ishte një nga protagonistët e barazimit të sotëm të Partizanit me Karabakun, pasi futbollisti shkodran kishte dy raste të mira për të shënuar në portën azere, por nuk ia foli të gjente rrjetën. Rasti më i mirë ishte ai i pjesës së dytë, kur gjuajtja e tij me kokë u prit nga portieri, por Çinari për RTSH gjithsesi theksoi se ishte i kënaqur me atë që kishte dhënë ekipi në fushë, pasi ishin zbatuar me përpikmëri detyrat që i ishin dhënë ekipit nga trajneri.
“Të them të drejtën bëra maksimumin, ishte pritje shumë e bukur e portierit, por më e bukur do të ishte të bëhej gol e merrnim rezultatin. Bëmë detyrat që na tha trajneri dhe i bëmë mirë, mbetemi të kënaqur me rezultatin pozitiv.
Besoj që merita ishte e portierit te gjuajtja ime e fati te traversa e Belicës. U munduam të bëjmë maksimumin, kemi zbatuar detyrat një më një, ky është futbolli, ndeshja nuk ndahet si në basketboll, rastet për tu humbur janë, kështu që…
Sot i kam bërë të tre pozicionet, si në sulm, majtas e djathtas. E rëndësishme është të luaj kudo, pak rëndësi ka ku. Bëra maksimumin. Portieri i priti. Bëmë detyrat që na tha trajneri, por jemi të kënaqur. Besoj që merita e portierit, fati tek traversa e Belicës.
Kemi zbatuar detyrat, por më pas ky është futbolli. Rastet për t’u humbur janë. Nëse do shënoja, do ia dedikoja babait që e kam në spital prej dy ditësh dhe motrës që ka ditëlindjen”, u shpreh futbollisti shkodran i Partizanit.