Sulmuesi shkodran Erald Çinari vazhdon te beje mire me skuadren e Shkendijes se Tetoves. Ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e djeshme ndaj ekipit Makedonija te fituar nga tetovaret me rezultatin 3-1, 26 vjeçari ka shenuar golin e dyte.

Ka qene minuta e 35-te e ndeshjes, kur ai ka marre nje top nga e djathte, i eshte futur qendres dhe nga nje distance prej 24-25 metrash ka gjuajtur tokazi dhe topi eshte ndalur vetem ne rrjete, duke e bere te pavlere edhe hedhjen e portierit kundershtar.

Ky eshte goli i shtate per Çinari ne 11 ndeshjet qe ka luajtur ne kampionat me Shkendijen, nderkohe qe ka dhene edhe 4 asist, duke treguar ne kete menyre se ka qene nje blerje e goditur per te.

Me kete fitore, skuadra e sulmuesit shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 54 pikeve duke mbajtur vendin e dyte ne renditje, nderkohe qe ne krye eshte Struga e drejtuar nga Shpetim Duro me 56 pike, por edhe me nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/