Egnatia do të luajë pasditën e sotme sërish ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, por kësaj here për ndeshjen e javës së 31-të të Abissnet Superiore. Dy skuadrat kanë detyrim fitoren për ta bërë secila më të lehtë pastaj arritjen e synimit të tyre, që është Europa.

Kështu, Egnatia e trajnerit Edlir Tetova pritet të luajë me skemën 4-4-2 në sfidën me skuadrën e Vllaznisë. Sa i takon 11-shes së Egnatias, trajneri Tetova do të luajë me Sherrin në portë. Më pas, me Fangajn, Malotën, Atandën dhe Memollën. Në mesfushë, Kasa, Agbekpornu, Medeiros dhe Jackson do të mbështesin në sulm dyshen Dwamena-Paulauskas.

Gjithsesi, saktësisht duhet pritur deri rreth një orë përpara ndeshjes për të parë se si do të jetë skuadra rrogozhinase në fushën e lojës, atëherë kur stafi i Egnatias do të dorëzojë protokollin për të mësuar zyrtarisht formacionin e sotshëm.

Ndërkohë, ndeshja Vllaznia-Egnatia do të luhet pasditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalet e OverSport në platformën TIBO nën komentin e komentatorit Gentjan Alinani. /Maringlen ZHIVANI/

Egnatia (4-4-2): Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Memolla, Kasa, Agbekpornu, Medeiros, Jackson, Dwamena, Paulauskas Tr: Edlir Tetova