HomeKRYESOREErald Çinari refuzon ofertën e klubit qipriot. E duan edhe në Skoci...

Erald Çinari refuzon ofertën e klubit qipriot. E duan edhe në Skoci dhe Turqi

Pavaresisht zerave per nje rikthim te mundshem ne Shqiperi, sulmuesi shkodran Erald Çinari duket i vendosur per ta vijuar karrieren e tij jashte vendit. Nje gje te tille e ka bere te ditur prej disa ditesh gazeta “Shkodra Sport”.

Erald Çinari mbylli pas dy sezonesh aventurën tek Shkëndija. Sulmuesi i djathtë u paraqit mjaft mirë me ekipin tetovar, pasi emri i tij është përmendur shumë dhe në mediat maqedonase. Menjëherë pas largimit, ekipet kanë vërshuar me oferta drejt tij.

Sipas faqes 27-vjeçari ka refuzuar ofertën e ekipit të Pafos, që militon në superligën Qipriote. Këta të fundit, i kanë propozuar 100 mijë € në sezon lojtarit, ofertë kjo që është refuzuar menjëherë pasi, kampionati Qipros nuk është në planet e lojtarit.

Interesimet dhe ofertat nuk janë mbyllur këtu. Të njëjtat burime bejne te ditur se Aberdeen dhe Rivasspor kanë kontaktuar lojtarin. Ditët në vijim pritet të ketë një vendim nga lojtari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments