Pas nje sezoni te luajtur ne Kosove me ekipin Flamurtari te Prishtines, portieri shkodran Erind Selimaj eshte shume prane rikthimit ne futbollin shqiptar.
Prej pak ditesh, ai ka nisur stervitjen me ekipin e Beselidhjes dhe ne ditet ne vijim pritet edhe firma ne kontrate. Lezhjanet duket se do te kene pretendime serioze ne sezonin e ri dhe per kete arsye, porten kane dashur t’ia besojne nje futbollisti me pervoje.
Per kete arsye ata kane perzgjedhur Selimajn. Ky i fundit ne fakt ka patur deshire te rikthehet tek Vllaznia serish, skuader me te cilen ka luajtur per disa sezone me rradhet por drejtuesit e saj ia besuan porten malazezit Zogoviç.
Ne keto rrethana, Selimaj ka vleresuar oferten e lezhjaneve dhe duket shume prane firmes me ta. Tek Beselidhja gjen nje mori futbollistesh shkodrane dhe padyshim do te ndjehet mire duke premtuar se do te beje me te miren per kete skuader.
www.shkodrasport.com