Saturday, April 18, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLVllaznia e mund edhe për herë të dytë Teutën dhe kualifikohet. Në...

Vllaznia e mund edhe për herë të dytë Teutën dhe kualifikohet. Në gjysmëfinale tashmë përballë Tiranës

Vllaznia e basketbollit të meshkujve e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale të play-off ndaj Teutës dhe tashmë e sheh veten në gjysmëfinale, duke vijuar kështu rrugën e saj drejt finaleve të kampionatit.

Ndeshja e dytë ndaj Teutës është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit dhe është fituar nga ekipi shkodran me rezultatin 89-86.

Kuqeblutë e Eni Llazanit kanë qenë që në fillim të ndeshjes në epërsi dhe kanë ardhur duke e thelluar rezultatin teksa 10 minuta para fundit të takimit ata kanë udhëhequr me 17 pikë diferencë. Duke e menduar ndoshta të fituar para kohe ndeshjen, basketbollistët e Vllaznisë lëshuan disi në lojë dhe nga kjo përfitoi Teuta që e ngushtoi ndjeshëm rezultatin por pa arritur as ta çojë në shtesë ndeshjen.

Përfundimisht 89-86 për Vllazninë dhe pikëshënuesi më i mirë për të në këtë përballje ka qenë Hibbitt me 25 pikë. Shkodranët kualifikohen në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshen me Tiranën.

ÇEREKFINALET

VLLAZNIA- TEUTA 93-48

TEUTA- VLLAZNIA 86-89

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments