I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, ish-futbollisti Erion Xhafa u shpreh se Vllaznia e ka fituar trofeun e saj pavarësisht si do shkojë gara për kampionat.

“Ecuria e këtij kampionati ka qenë trend, nuk ndodhi vetëm në javën e fundit kjo gjë. Është bërë shpesh rokadë, asnjë ekip se ka mbajtur asnjë ekip më shumë se një javë.

Vllaznia ka të drejtë të besojë deri në fund, Tetuta ka ndeshje me të lehtë në letër, Vllaznia mundët të dalë dhe në vend të katërt por Vllaznia ka motiv për të festuar pasi e ka fituar kampionatin e saj”.

Nje deklarate qe flet shume, por ne fakt shkodranet jane te betuar per ta kerkuar deri ne fund titullin kampion. Per kete arsye, do te kerkojne ne rradhet te pare te mundin Laçin dhe pastaj te presin se çfare do te ndodhe ne Durres.