Barazim spektakolar mes Spanjës dhe Gjermanisë, me takimin e Botërorit të Katarit që përfundoi 1-1. I ftuar në Qatar n’24 në News 24 për të folur rreth takimit është trajneri i njohur, Julian Ahmataj.

“Edhe Gjermania do t’i duhet Botërorit. Më mirë që doli kështu për t’i dhënë një shans Gjermanisë për të vazhduar tutje. Kur të jetë faza me eliminim direkt, gjërat do të jenë më të vështira. Sane nuk e ka bërë hapin e madh siç e kanë bërë të tjerët.

Po bëhet e pamundura që të merret më e mira nga lojtarët.Mbajtja e topit nga Spanja– Është cilësi e tyre. Presingun e kanë të trashëguar në breza. Ata arritën me brezin e tyre që të fitojnë shumë.

Po e tentojnë përsëri të bëjnë diçka të tillë. Ata shkojnë gjithmonë në zonë poshtë dhe luajnë gjithmonë poshtë. Kurrë nuk përdorin pasime të gjata. Arma më e fortë është posedimi i topit” – tha ai.