Ka shënuar shkodrani Hamdi Salihi këtë rradhë me skuadrën e tij të Rapidit të Vjenës. Ai nuk e ka nisur si titullar ndeshjen por është aktivizuar në pjesën e dytë dhe më pas, ka shënuar në minutën e 90-të golin e fundit të ndeshjes, atë që vulosi rezultatin përfundimtar 5-1 në favor të Rapidit ndaj Kapfenbergut. Për Salihin kishte disa javë që goli nuk i dilte në dritë dhe ky gol mund t’i japë sërish zemër

atij për të bërë më të mirën për këtë skuadër edhe në të ardhmen.