Ada e Besa e kane mbyllur ne barazim ndeshjen e djeshme ne mes tyre luajtur ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes. Ndeshja ka nisur me feste por nuk ka mbaruar e tille sepse eshte shoqeruar me tension gjate gjithe takimit. Nuk kane munguar as debatet, shtyrjet madje ne ndonje moment edhe goditjet ne mes futbollisteve kundershtare. Ne fillim te ndeshjes, ka qene president ii Ades Alfred Pjetri, njekohesisht ish-futbollist i kesaj skuadre, ai qe ka zhvilluar ceremonine e lamtumires nga futbolli dhe njekohesisht ka bere edhe shkelmimin e topit te pare te kampionatit. Por ndersa ne Velipoje ka patur feste, fillimi i ndeshjes ka dhuruar nje suprize te pakendshme per ta teksa ata kane pesuar gol qe ne minuten e peste te ndeshjes me ane te Fejzullaut. Ky gol i ka shkundur vendasit qe nuk pajtohen me kete rezultat dhe hidhen ne sulm per te barazuar. Ata krijojne edhe disa raste shenimi por nxitohen para portes se Bakajt. Kavajasit kerkojne te perfitojne nga kjo dhe per rrjedhoje me ane te Bubeqit qe ka dy raste te pastra por nuk arrin te shenoje edhe golin e dyte. E para mbyllet ne avantazhin e miqve. E dyta nis serish ne sulm per velipojaket qe pa kaluar shume minuta, arrijne te barazojne rezultatin me ane te sulmuesit Puka. Kjo gje i jep zemer vendasve qe duan te shnoje shpejt edhe golin e dyte megjithate e pesojne. eshte Hylviu, ai qe ka hyre ne pjesen e dyte nga trajneri Magani, i cili perfiton nga nje rremuje e krijuar ne zonen e Ades dhe e dergon topin ne rrjete. Kaq ka mjaftuar qe tifozet vendas te mendojne se skuadra e tyre do ta humbase kete ndeshje. Por nuk mendon keshtu trajneri Nikaj dhe futbollisti qe ka aktivizuar ne pjesen e dyte- Lifja i cili ka barazuar gjithçka ne fund te ndeshjes duke i dhene nje pike shume te vyer skuadres se tij. perfundimisht nje barazim i cili ka kenaqur me teper vendasit te cilet tashme jane ngjitur ne kuoten e 4 pikeve duke treguar se do jene nje kocke e forte per te gjithe ekipet.

Ada: Dervishaj, Isufi, Tota, Ferlushkaj, Hotaj, Osja, Dalipi (Doçi 46’), Murati, Gogaj (Lini 72’), Puka, Nika (Lifja 46’). Tr: S. Nikaj
Besa: Bakaj, Hoxha, Ndoni, Dhembi (Mihani 20’), Krasniqi, Poçi, Duka, Fejzullahu, Dushku (Hasa 74’), Rroshi (Hylviu 60’), Bubeqi. Tr: G. Magani
Shenues: Puka 58’, Lifja 87’/ Fejzullahu 5’, Hylviu 69’
Gjyqtare: A. Taullau, G. Qirici, B. Mesi (Tirane)
Kartona te verdhe: Murati, Dervishaj, Dushku, Poçi