Erjon Vucaj mund të jetë blerja e pestë e Vllaznisë në merkaton e kësaj vere. Mesfushori I talentuar shkodran është në bisedime prej dy ditësh me drejtuesit e klubit dhe thuajse ka gjetur akordin megjithatë pritet edhe një miratim I fundit për këtë lëvizje nga strukturat e tjera të klubit në mënyrë që ai të zyrtarizohet.

Në këtë mënyrë, 26 vjeçari Brenda pak ditësh mund t’I bashkohet kuqebluve si përforcim. Ndonëse me shumë probleme e zhurmë, merkatoja e Vllaznisë duket se ka qenë më e goditura e viteve të fundit. Ajo ka bërë pjesë të saj tre futbollistë shumë të njohur për kampionatin shqiptar si Edon Hasani, Gilman Lika dhe Nuredin Orelesi ndërkohë që pritet për t’u parë paraqitja e sulmuesit Atsina. Me marrjen edhe të Vucajt, natyrisht që skuadra do të ishte edhe më e kompletuar.

© shkodrasport.com