Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka ka qene i ftuar në emisionin “Zona Gol”, në Supersport. Gjatë emisionit Gjoka ka folur edhe për sulmin ndaj tij, ku i bëri thirrje policisë që të zgjidhë këtë çështje.

“Kur kam ardhur fillimisht në Shkdoër, e dija që do të ishte  e vështirë, por jo aq keq. Ka prindër që vijë edhe të thonë duhet të fusësh çunin tim.  I kërkoj shtetit me ngulm që ta zgjidhi këtë çështje.

Do isha shumë i lumtur që të zgjidhej kjo çështje. Që trajneri i Vllaznisë, jo vetëm unë, të jetë i lirë.

Nëse do të kishte president, atëherë nuk do kishte presion. Pasi presidenti e thotë që nuk je për  këtë punë dhe kaq. Ndërsa kështu futen dhe “miq”, por nuk duhet të funksionon kështu.

Duke qenë Bashki, i është hapur dera të parit, pasi nuk duan të prishin qefe, është dhe çëshjte politike. Nëse pranohet i pari, pastaj vijnë me radhë.

Ështe dhe çështja e pagesës, pasi prindi paguan dhe thotë që djali im do bëhet.”/newsport/