Kur erdhi tek Vllaznia u vuri një kusht drejtuesve të saj: Vetëm nuk vij, dua edhe stafin tim! Dhe ata, të gjendur edhe disi ngushtë, vendosën t’ia plotësojnë. Ernest Gjoka nisi punën në krye të kuqebluve duke patur me vete në staf edhe zëvendëstrajnerin Fatjon Tafaj, atë të portierëve Alfred Osmani dhe përgatitësin atletik Gjergji Poloska.

Me ta kishte punuar edhe tek Flamurtari, edhe tek Kukësi. Por tek ekipi i tij i ri- Kamza, gjërat duket se kanë ndryshuar.

Ish-teknikut të Vllaznisë i kanë “avulluar” dy prej bashkëpunëtorëve të tij. Tek skuadra e tij e re, Fatjon Tafaj do të mbajë rolin e zëvendëstrajnerit, ndërsa përgatitësi atletik do të jetë Vullnet Manushi.

Trajneri i portierëve mbetet Blendi Vashaku që ka qenë edhe më parë në këtë detyrë tek kjo skuadër. Ja pra që parimet e Ernest Gjokës ranë poshtë. Jo kudo mund të punojë me kë të dojë.
© shkodrasport.com