Kritikat për trajnerin e Kombëtares, Kristian Panuçi, nisën që pa u mbyllur ndeshja me Skocinë në stadium dhe vazhduan më pas nga gjithë specialistët e futbollit në vend, të cilët kërkojnë largimin sa më parë të tij, edhe pse nuk është vetëm ai fajtori.

Ka shpërthyer ndaj trajnerit italian edhe ish-zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi. Me një status pas ndeshjes në faqen e saj në facebook, ajo mban një qëndrim të ashpër ndaj Panuçit, duke e quajtur kapriçoz dhe jo në lartësinë e skuadrës, ashtu si dhe Biazi. Dervishi apelon që në krye të Kombëtares të vijë një trajner shqiptar.

Ja dhe postimi i ish-zëdhënësese Dervishi:

Beji gati ato valixhe e nisu per Italy, se vetem per te dhene urdhera pa sens e per kapriço ishe, se edhe paraardhesi yt nuk eshte se ishte ndryshe por te pakten na coi ne nje kompeticion shume te rendesishem! E kam thene e do e them gjithnje, kushdo “arkitekt” te vije, nuk do jete ne lartesine e skuadres! Ka ardhur koha per nje Shqiptar ne krye!