Futbolli shqiptar po kalon shume probleme dhe kjo po demostrohet edhe ne sjelljet e fundit si ne rastin e Vllaznise ashtu edhe ne ndodhite e takimit Tirana- Laçi.

Ne lidhje me keto probleme, Ernest Gjoka ka dhene nje interviste per “ABC news” ku ka folur edhe per Vllaznine dhe problemet qe ai ka hasur gjate punes se tij ne Shkoder.

Ernest Gjoka ka qenë një nga ata trajnerë që i ka rënë të punojë në Shkodër dhe ka pasur problemet e tij: “Pranova me një dashuri shumë të madhe, sepse shkova në një qytet që ka prodhuar gjithmonë jo vetëm futboll, por edhe në art.

Pata problem deri në rrezik të jetës sime për arsye sepse u mundova të jem profesionist dhe për arsye sepse ata njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë e ekipit të mos jenë nëpër këmbë dhe të na pengojnë punët.

Qytetin e ka kap pjesa e keqe. Ai qytet duhet të luftojë shumë me pjesën e keqe. Nuk është e kollajtë. Kam qenë prezent në disa raste, së bashku me kryetaren e bashkisë, ku presionin që kisha unë e kishte dhe ajo”.