Vllaznia U15 po ben nje prezantim shume te mire ne kampionatin kombetar te kesaj grupmoshe te organizuar per here te pare sivjet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ajo e ka mbyllur fazen e pare te kampionatit duke qene ne krye te renditjes, me pike te barabarta me Internacional dhe Tiranen, nga 24. Secili prej ketyre tre ekipeve ka arritura nga 8 fitore dhe 1 humbje. Vllaznia ka mundur Internacionalin, Internacionali ka mundur Tiranen dhe Tirana ka mundur Vllaznine.

Kete jave nis faza e dyte dhe ekipi shkodran te dy keto rivale do t’i prese ne Shkoder, çka do te thote se ne rast fitoreje me to, do te udheheqe i vetem renditjen.

Ne fakt e meriton sepse ne perberje ka nje grup lojtaresh me cilesi te mira te cilet premtojne per te ardhmen. Pjese e ketij ekipi eshte edhe golashenuesi me i mire aktualisht i kampionatit, Ersi Zaganjori. Ai ka shenuar 15 gola ne 9 ndeshje, duke lene shume prape vendin e dyte, futbollistin Syla te Internacional me 8 gola.

Pak me poshte ne renditje jane me nga shtate gola te shenuar edhe dy futbolliste te tjere te Vllaznia U15, pikerisht Klajti Halili dhe Nebi Qokthi.