Kanë përfunduar takimet e Grupit A në Kategorinë e Parë të futbollit, me Dinamon dhe Erzenin që kanë marrë fitore të rëndësishme. Dinamovitët kanë triumfuar në transfertë kundër Besëlidhjes, falë golit të Prendit në minutën e 54’.

Lezhjaneve kesisoj nuk u ka bere pune as ulja e trajnerit te ri Vladimir Gjonaj ne pankinen e tyre ne kete ndeshje sepse pesuan nje tjeter humbje duke zbritur kesisoj ne vendin e peste ne renditje.

Më të njëjtin rezultat ka fituar edhe Erzeni, por ndryshe nga Dinamo, ndeshja u luajt në Shijak. Edhe pse në shtëpi, Erzeni nuk bindi, duke iu falur një goli të Vathit (38’) për të mposhtur Korabin.

Veleçiku ka mposhtur pastër Vorën në fushën e këtyre të fundit, me rezultatin 0-2. Golat nga Cokaj (12’) dhe Plishta (18’) i kaë dhënë tri pikë skuadrës së Vorës.

Takimi i fundit i grupit A ishte mes Shënkollit dhe Ilirisë, me vendasit që triumfuan minimalisht në fushën e tyre. Goli i Kalcanit që në minutën e 13’ ka mjaftuar që Shënkolli të marrë tri pikët./vipsport/