Erzeni do të luajë nesër një sfidë delikate, me Veleçikun në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës. Shijakasit fituan në transfertë me Vllazninë, por duke qenë se fusha e tyre është e dënuar nga Komisioni i Disiplinës, ultrasit nuk mundën që ta shohin skuadrën e tyre të zemrës në një nga ndeshjet me rivalin kryesor në betejën për t’u ngjitur në Superiore.

Por, duke qenë se ndeshja nesër luhet me tifozë, shijakasit do të shfrytëzojnë rastin për të qenë të shumtë në numër duke shpresuar pse jo edhe në një tjetër fitore të skuadrës së tyre të zemrës.

Krahas ultrasve që janë të organizuar me mjetet private do të ketë dhe autobusë në dispozicion të tifozëve, siç edhe ka lajmëruar klubi në rrjetet sociale.