HomePA KATEGORIErzeni lë pas fitoren me Vllazninë, Bejzade mendjen vetëm tek sfida në...

Erzeni lë pas fitoren me Vllazninë, Bejzade mendjen vetëm tek sfida në Kukës

rzeni do të udhëtojë ditën e diel për në Kukës, ku do të përballet me këta të fundit në orën 13:30. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superiores shihet si shumë e rëndësishme për mbijetesën.

Skerdi Bejzade duhet të hedhë sytë nga stoli, pasi formacioni duhet ndryshuar nga ndeshja e fundit me Skënderbeun. Kjo për shkak se mbrojtësi Nehar Sadiki dhe mesfushori Donald Mëllugja kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk mund të luajnë.

Të dy këto lojtarë u preferuan nga minuta e parë ndaj Skënderbeut, sfidë që u humb me rezultatin 0 me 3. Mbetet për t’u parë si do e menaxhojë këtë situatë Bejzade, i cili sheh harmoni në grup pas fitores në Kupë 2 me 1 ndaj Vllaznisë.

Ndeshja e neserme ndaj Kukesit do te vendose shume gjera sa i takon ecurise se metejshme te skuadres se Erzenit. Nje disfate ne kete perballje do te prishte shume pune, por Bejzade dhe gjithe pjestaret e kesaj skuadre mendojne per sukses.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments