Erzeni ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra shijakase po stërvitet në stadiumin “Tofik Jashari”, ndërkohë që të hënën është planifikuar edhe faza përgatitore që do të zhvillohet në qytetin e Pogradecit.
Para se të nisë fazën, shijakasit kanë nisur edhe merkaton dhe kanë afruar në skuadër 2 lojtarë. Bëhet fjalë për sulmuesin Aldrit Oshafi që sezonin e fundit ishte pjesë e Teutës dhe mbrojtësin Adolf Selmani, pjesë e Kastriotit në sezonin që lamë pas.
Dy lojtarët kanë arritur akordin me klubin teksa ditën e djeshme kanë qenë të pranishëm në stërvitje me skuadrën. Erzeni ka pasur edhe largime me peshë, ku emra si Nonato, Kadriu e Mehmeti, nuk janë më pjesë e skuadrës.
Ne kete menyre kur skuadra ende nuk ka president dhe po ashtu edhe trajner, drejtuesit aktuale te klubit po mundohen te levizin per te mos u gjendur te papergatitur sepse kampionati starton pas tre javesh.