Vllaznia e femrave ka fituar mbremjen e sotme ndaj kampiones sllovake Spartak Myjava me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga sulmuesja Jehona Shala ne fundin e pjeses se pare dhe kaq ka mjaftuar qe ajo te kualifikohet serish per ne turin e dyte te “UEFA Women’s Champions League”.

Ekipi shkodran e sheh veten per here te trete ne keto kater vitet e fundit ne mes 32 skuadrave me te mira te kontinentit dhe pse jo, ka ardhur momenti per te pretenduar qe te vijoje serish historine duke tentuar pse jo edhe kualifikimin per ne 16 skuadrat me te mira, ose thene ndryshe ne fazen e grupeve.

Por per ta arritur kete gje, Vllaznia duhet te kaloje edhe turin e dyte, ate te play-off per te hyre ne grupe. Si rrjedhoje tashme eshte ne pritje te hedhjes se shortit per te mesuar emrin e ekipit kundershtar me te cilin do te ndeshet ne kete tur.

“Shkodra Sport” meson se shorti do te hidhet me 1 shtator ne oren 13.00 ne Nion te Zvicres dhe ndeshjet e ketij turi do te luhen ne datat 20/21 shtator dhe 27/28 shtator. Nderkohe, jane kualifikuar 14 skuadrat e para per turin e dyte dhe ne baze te pikezimit, Vllaznia eshte e gjashta, çka do te thote se ne njefare menyre favorizohet ne short per te mos u ndeshur me ekipe si Juventus, Sllavia e Prages, Benfika etj.

Por gjithsesi mund te ndeshet me ekipe te tjera shume te forta.Kundershtaret e mundshme te Vllaznise pritet te jene SFK 2000 Sarajevo (BIH), HB Køge (DEN), Valur (ISL) Vorskla-Kharkiv-2 (UKR), Brann (NOR), Rangers (SCO) dhe KuPS Kuopio (FIN).