Suksesi i sotem i Vllaznise se femrave qe kualifikohet per here te trete ne kater vitet e fundit ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes, nuk mund te kalonte pa marre edhe vemendjen e presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka.

Perpos bisedes se gjate telefonike me presidentin e ekipit Lazer Matija dhe urimeve qe permes tij ua ka derguar te gjithe pjestareve te ekipit shkodran, numri 1 i futbollit shqiptar ne rrjetet sociale ka bere nje postim duke e vleresuar shume suksesin e sotem te kampioneve te Shqiperise.

“Urime Vllazni, krenar për vajzat kuqeblu që nderojmë futbollin shqiptar në Europë!

Shumë i lumtur për fitoren e Vllaznisë në UEFA Women’s Champions League ndaj kampiones së Sllovakisë, Spartak Myjava, që kualifikon vajzat shkodrane në 32 skuadrat më të mira të Europës.

Një arritje që na bën të gjithëve krenar për investimin që kemi bërë për futbollin e vajzave në këto vite dhe në të njëjtën kohë na nxit që të punojmë akoma më shumë.

Gjithë futbolli shqiptar është krenar për këtë skuadër”.