Erzeni nuk di të ndalet në merkato!

Klubi shijakas ka arritur marrëveshjen me ish-futbollistin e Laçit dhe të Egnatias, Ilirid Ademin.

Sulmuesi 27-vjeçar pritet që të firmosë në orët në vijim me klubin e sapo ngjitur në Kategorinë Superiore teksa aktualisht ndodhet pa skuadër, pas mbylljes së bashkëpunimit me klubin rrogozhinas.

Ilirid Ademi përveç Laçit dhe Egnatias, më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Shkupit, Renovës, Makedonijas dhe Gostivarit.