Kanë zbritur në fushën e lojës dje 4 lojtarë shqiptarë ku ka rënë në sy performanca e mirë e mbrojtësit Ardian Ismajli. Pas përfundimit të ndeshjes gazeta prestigjioze italiane “La Gazzetta dello Sport” ka dhënë edhe notat për lojtarët shqiptarë.

Ardian Ismajli nota 7. Tregohet i aftë për të zgjidhur situatat e komplikuara. Në fundin e takimit ndal një gol të sigurt të Duncan.

Nedim Bajrami nota 5. Nota më e ulët nga futbollistët shqiptarë ditën e djeshme. Humbet topa të lehtë në zonën e tij dhe nuk tregon asgjë për të justifikuar interesimin e Fiorentinës, pikërisht klubi me të cilin edhe po ndeshej.

Berat Gjimshiti nota 6.5. Messias për pak i prishë ndeshjen, por është rasti i vetëm ku bën gabim. Më pas vendoset në krahun e kundërt për të bllokuar Origin dhe ia del mirë. Më pas dëmtohet, por gjatë goditjes që i dha Origi, ishte një sakrificë për të ndalur belgun që të realizonte golin e avantazhit për Milanin.

Amir Rrahmani nota 6.5. Petagna duhet të lëvizë shumë për të gjetur hapësira, por Rrahmani mbyll gjithçka.