Teuta ka fituar 3 me 0 përballë Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”.

Me këto 3 pikë, durrsakët dalin nga zona e ftohtë, duke i marrë vendin e tetë shijakasve.

Golat e sfidës u shënuan nga Lloci dhe Beqaj në pjesën e parë.

Për të dytën mendoi Daci, që mbylli llogaritë. Teuta pas 26 javësh të luajtura në Superiore, numëron 2 pikë më shumë se Erzeni.