Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREËshtë momenti i Uheid Hoxhës. Çfarë supergoli ka shënuar sot! (VIDEO)

Është momenti i Uheid Hoxhës. Çfarë supergoli ka shënuar sot! (VIDEO)

Rastis shpesh që një moment të kalojë momente të vështira por edhe momente lumturie të jashtëzakonshme. Të tilla duket se po rezultojnë këto të fundit për futbollistin e Vllaznia U19 Uheid Hoxha.

Në pesë ditë ai ka shënuar dy gola shumë të rëndësishëm për Vllazninë, duke e ndihmuar atë të fitojë një trofe dhe të marrë një tjetër fitore në kampionat. E bërë këtë gjë në finalen e Kupës kur shënoi golin e parë ndaj Besës nga pika e 11-metërshit, ndërkohë që kontribuoi me veprimin e tij të shkëlqyer tek goli i dytë shënuar nga Qardaku.

Sot ndërkohë në ndeshjen e kampionatit ndaj Partizanit, 18 vjeçari shkodran ka shënuar një supergol. Në minutën e 48-të kuqeblutë kanë fituar të drejtën e një goditje dënimi në një distancë prej rreth 25 metrash.

Atë ka marrë përsipër ta ekzekutojë Hoxha i cili ka realizuar një kryevepër duke e dërguar topin në trekëndës, aty ku portieri i Partizanit nuk mund ta arrinte dot.

Ja pra pse po themi se ky është momenti i Uheidi Hoxhës. Ndiqni më poshtë videon e golit të shënuar sot prej tij:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments