Ish-sulmuesi i Lazios, Paolo Di Canio në komunikim direkt nga studio e “Sky Sport”, ka komentuar dhe sqaruar festimin e Cristiano Ronaldos në momentin e shënimit të golit ndaj Sassuolos, që ka huazuar stilin e shokut të tij të skuadrës, argjentinasit Dybala.

“Ronaldo po sheh një Dybala shumë të mërzitur. Argjentinasi është një natyrë shumë e ndjeshme, që në të kaluarën është prekur dhe ka qarë në disa raste”.

“Mendojeni se si mund të ndihet ai në këto moment, kur i mungojnë jo vetëm golat, por edhe minutat në fushë. Lind pikërisht këtu ai festim i CR7, që dëshiron të shfaqë afrimitet dhe sensibilizim me shokun e tij të skuadrës”, sqaron Di Canio.

Ronaldo nderkohe vazhdon ta beje mire detyren e tij duke e udhehequr Juven por tifozet e kesaj skuadre nuk e duan ate superiore vetem ne futbollin italian, por me se shumti ne “Champions League”.