Rastis shpesh që një moment të kalojë momente të vështira por edhe momente lumturie të jashtëzakonshme. Të tilla duket se po rezultojnë këto të fundit për futbollistin e Vllaznia U19 Uheid Hoxha.

Në pesë ditë ai ka shënuar dy gola shumë të rëndësishëm për Vllazninë, duke e ndihmuar atë të fitojë një trofe dhe të marrë një tjetër fitore në kampionat. E bërë këtë gjë në finalen e Kupës kur shënoi golin e parë ndaj Besës nga pika e 11-metërshit, ndërkohë që kontribuoi me veprimin e tij të shkëlqyer tek goli i dytë shënuar nga Qardaku.

Sot ndërkohë në ndeshjen e kampionatit ndaj Partizanit, 18 vjeçari shkodran ka shënuar një supergol. Në minutën e 48-të kuqeblutë kanë fituar të drejtën e një goditje dënimi në një distancë prej rreth 25 metrash.

Atë ka marrë përsipër ta ekzekutojë Hoxha i cili ka realizuar një kryevepër duke e dërguar topin në trekëndës, aty ku portieri i Partizanit nuk mund ta arrinte dot.

Ja pra pse po themi se ky është momenti i Uheidi Hoxhës. Ndiqni më poshtë videon e golit të shënuar sot prej tij: