Në ndeshjen e fundit ndaj Teutës ka shënuar një gol shumë të bukur nga një goditje dënimi dhe kjo e ka bërë të ndjehet mirë atë sepse ka kontribuar në një tjetër fitore të Vllaznisë. Esmeralda Franja në fakt është nga ato futbollistet që nuk ka dëshirë të “bjerë në sy”.

Një lojtare e cila luan në çdo cep të fushës dhe ndonëse pozicioni i saj i preferuar është ai i mesfushorës së qendrës, trajnerët mund ta vendosin edhe në krahë, edhe në sulm, por edhe në mbrojtje siç luajti në takimin e fundit.

Një futbolliste stabël në formacion prej vitesh e cila njëkohësisht është një element shumë i rëndësishëm edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit të femrave.

22 vjeçarja ka luajtur 97 ndeshje me fanellën e Vllaznisë në kampionat dhe ka shënuar 36 gola, një shifër kjo e kënaqshme, megjithëse mund të kishte shënuar edhe më tepër por Esmeralda ka menduar gjithmonë për t’iu shërbyer më shumë shoqeve të ekipit. Ka fituar 2 tituj kampion me Adën dhe tashmë është shumë pranë titullit të gjashtë me Vllazninë.

Një futbolliste model në fushën e lojës e cila është gjithmonë në lartësinë e duhur dhe të krijon përshtypjen se skuadra nuk mundet të luajë dot pa të. Kjo është Esmeralda Franja./www.shkodrasport.com/

Esmeralda Franja
2013-2014 VLLAZNIA 12 ndeshje – 2 gola
2014-2015 VLLAZNIA 18 ndeshje – 7 gola
2015-2016 VLLAZNIA 15 ndeshje – 6 gola
2016-2017 VLLAZNIA 18 ndeshje – 6 gola
2017-2018 VLLAZNIA 19 ndeshje – 6 gola
2018-2019 VLLAZNIA 14 ndeshje – 9 gola
97 ndeshje36 gola