FSHF ka marë një vendim drastik për gjyqtarin e Kolegjiumit të Tiranës, Olsi Sokoli, duke kërkuar përjashtimin e tij nga çdo aktivitet.

Lajmi bëhet i ditur në “Panorama Sport”, versioni print, sipas të cilit, që prej ndeshjes së 17 marsit në Fushë-Krujë mes Kastriotit dhe Tiranës, arbitri 31-vjeçar nuk është parë të gjykojë në asnjë nga kampionatet e futbollit në Shqipëri.

Sokoli u bë protagonist në sfidën e tij të fundit me dhënien e një penalltie të paqenë në favor të Kastriotit, e cila ndikoi direkt në rezultatin përfundimtar të takimit.