Kleis Bozhanaj erdhi nga stoli dhe i dhuroi Modenas një fitore të madhe në Catanzaro. Dueli i javës së 12-të në Serie B, përfundoi 1-2 për skuadrën udhëtuese.

Që siguroi tri pikë të arta falë golit të 22-vjeçarit shqiptar në minutën e pestë shtesë të takimit. Bozhanaj u aktivizua për Modenan në minutën e 73’.

Dhe në “limitet” e sfidës dërgoi topin në rrjetën kundërshtare. Fitorja e sotme ka ngjitur skuadrën e Paolo Biancos në vendin e tretë.

Ëndrra e madhe është rikthimi në Serie A dhe Modena është në rrugën e duhur, pavarësisht konkurrencës së madhe.Ky ishte goli i parë sezonal në Serie B për mesfushorin e avancuar, i cili ka luajtur me kombëtaret U16, U17, U18 dhe U19 të Shqipërisë.