HomeKRYESOREFabio Capello e ekzagjeron: Barcelona mund të kishte shënuar 8 gola ndaj...

Fabio Capello e ekzagjeron: Barcelona mund të kishte shënuar 8 gola ndaj Juventusit

Fabio Capello ka bërë një vlerësim për ndeshjen e zhvilluar mes Juventusit dhe Barcelonës. E mbyllur në shifrat 0-2, trajneri i njohur është shprehur se katalanasit kishin mundësi që të shënonin tetë gola ndaj bardhezinjëve.

Pavarësisht faktit se ekipi spanjoll ka humbur disa raste të pastra shënimi, në konstatim i tillë mbetet disi i ekzagjeruar lidhur me panoramën e ndeshjes.

“Barcelona mund të kishte shënuar tetë gola në “Juventus Stadium”. Ata kishin shpejtësi në manovrat e tyre sulmuese, të cilën ne nuk e kishim. Kur gjen përballë ekipe të tilla, vendosesh shumë në vështirësi.

Chiesa ishte shpeshherë i lirë, por nuk u shërbye. Dibala nuk ishte në gjendjen e duhur fizike”, ka thënë Capello. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments