Peshengritesi shkodran Erkand Qerimaj vazhdon te shkelqeje e te dhuroje rekorde te reja kombetare e po ashtu edhe medalje per Shqiperine. Keshtu ka ndodhur edhe ne garen e zhvilluar pasditen e sotme ne Doha te Katarit, ne nje turne kualifikues per Lojerat Olimpike te vitit te ardhshem.

Qerimaj ne kete aktivitet ne mes sportisteve nga dhjetera vende te ndryshem te botes, ka bere nje performance te mire duke merituar medaljen e argjendte ne dygaresh dhe dy te bronzta ne shkeputje dhe shtytje.

Performanca e tij ka qene shume e mire. Ka arritur te ngreje 157 kg ne shkeputje dhe 194 kg ne shtytje. Me kete te fundit ka vendosur edhe rekord te ri kombetar sepse rekord i meparshem ishte me 193 kg.

Ne fund te gares eshte ngjitur ne podium si fitues i tre medaljeve, nderkohe qe ka grumbulluar edhe 897.3349 pike olimpike dhe momentalish eshte brenda normes se kualifikimit per ne Lojerat Olimpike te vitit te ardhshem.