Shkarkimi i tre trajnerëve brenda pak orësh në Kategorinë Superiore ka çuditur shumëkënd, pasi ishte një rast shumë i rrallë në mes të sezonit. Sipas ish-futbollistit të përfaqësueses shqiptare, Ervin Fakaj, situata është unike.

“Rast për t’u mbajtur shënim, nuk e di që të ketë ndodhur në kampionat tjetër të shkarkohen tre trajnerë në këtë kohë, do merret në studim libri Gines.

Për mendimin tim ka qenë një ndarje e dyanshme me Shkëmbtin. Pastaj sa përket trajnerit të Partizanit shkëndijat u dhanë që dje.

Pa dashur të hyjmë te pjesa teknike, asnjëherë nuk u shkri me ambientin 100%. Ne kemi luajtur jashtë vendit dhe kudo që shkohet, A-ja është ambientimi aty ku shkon.

Edhe trajneri, edhe pse vjen nga Italia, ka mënyrën e vet, por duhet të adoptohesh me ambientin. Një trajner që nuk di të bëjë grup, absolutisht nuk i ka premisat e mira për të arritur objektiva”, tha Fakaj. /vipsport/