Qe prej janarit eshte zyrtarisht pjese e Vllaznise dhe eshte federuar me te. Megjithate nje nga perforcimet e janarit ende nuk ka zbritur ne fushe me kuqeblute sepse ndodhet ne fazen e rikuperimit.

Behet fjale per mbrojtesin Abdurrahman Fangaj. Pas nderhyrjes kirurgjikale ne gju disa muaj me pare, tashme po mundohet te rikthehet ne formen e duhur dhe shpreson qe te luaje ne disa ndeshje te ketij sezoni me Vllaznine.

Nje gje te tille ai e ka bere te ditur ne nje interviste te dhene gazetarit Andi Gjurgjej per “Shkodra Sport” ku ai do te shprehej:

– Si po shkon faza e rikuperimit?

Rikuperimi po shkon ashtu sic duhet, por kam pritur miratimin e doktorit dhe disa testeve per gjurin qe ne momentin kur te futem ne fushe mos te kem asnje shqetesim.

– Momentalisht jeni duke u stervitur me ekipin?

Momentalisht po stervitem ne palester gjithmone ne kujdesin e stafit teknik.

– Kur mendoni se do riktheheni serish ne fushen e lojes pas nje pauze te gjate?

Nuk di ta them me saktesi por ne qofte se e kap formen time me te mire atehere rrjedhimisht do vijne edhe minutat ne kembet e mia, dhe me ndihmen e Zotit do i arrij disa ndeshje per kete sezon.

– Persa i perket aktivizimit tuaj me Vllaznine, e ndjeni ndopak konkurrencen ne ekip dhe a mendoni se do jeni pjese e formacionit te pare?

Konkurrenca gjithmone sherben per mire. Une e kam treguar se sa vlej por fusha do e tregoj me se miri.